Llapi me mbi 10 mijë tifozë do të kërkojë sonte përmbysjen e madhe ndaj Buduçnostit

Llapi me mbi 10 mijë tifozë do të kërkojë sonte përmbysjen e madhe ndaj Buduçnostit

09:36, 14/07/2022

Llapi do të kërkojë sonte përmbysjen e madhe të rezultatit në ndeshjen e kthimit të rrethit të parë kualifikues të Conference Leagues.

Skuadra kosovare u mposht nga Buduçnosti në duelin e parë me rezultat, 0:2, ndërsa në stadiumin “Fadil Vokrri” skuadra e Tahir Batatinës e ka një mision të çartë: rikthimin e madh dhe kalimin në rrethin e dytë kualifikues të kësaj gare.

E për ta bërë këtë përmbysje, që do të mundë të ishte historike, llapjanët do ta kenë mbështetjen e mbi 10 mijë tifozëve, nga troje të ndryshme shqiptare, që pritet të jenë prezentë në stadium sonte.

Kjo ndeshje u bë më e ndjeshme pas fyerjeve dhe përqeshjeve që ua bënë shqiptarëve tifozët “Varvari” javën e kaluar përmes shkrimeve, koreografive dhe thirrjeve nacionaliste.

Tifozët pro-serbë të klubit malazez e paralajmëruan përmes provokimeve ardhjen në Prishtinë, por në fund atyre iu mohua futja në territorin e Kosovës për ta shmangur një incident të mundshëm në mes të tifozëve.

Sidoqoftë, sonte gjithçka do të flasë fusha e blertë.

Llapjanët kanë nevojë më shumë se kurrë për mbështetje nga tifozët për ta kaluar për herë të parë në histori të tyre rrethin e parë kualifikues të Conference Leagues.

Ndeshja ndërmjet Llapit dhe Buduçnostit do të luhet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 20:00. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco