Koulibaly nis aventurën e re me Chelsean, Napoli ka gati zëvendësuesin

Koulibaly nis aventurën e re me Chelsean, Napoli ka gati zëvendësuesin

09:57, 14/07/2022

Napoli po punon për të zëvendësuar mbrojtësin senegalez Koulibaly, që sot do të shkojë në Londër për të nisur një aventurë të re te Chelsea.

Pas blerjes së  Ostigard (është arritur marrëveshja me Brighton për 5 milionë plus bonuse dhe në orët e ardhshme lojtari do të kryejë vizitat mjekësore), klubi i De Laurentiis po punon për të gjetur një tjetër mbrojtës.

Një nga pistat të çon te Kim i Fenerbahces, ndërsa alternativa italiane është Francesco Acerbi, që do të largohet nga Lazio. Është arritur marrëveshja me lojtarin, ndërsa operacioni mund të kushtojë 5 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco