‘Bomba’ e merkatos, Sane i ofrohet Real Madridit

‘Bomba’ e merkatos, Sane i ofrohet Real Madridit

09:17, 14/07/2022

Merkatoja e Realit të Madridit nuk është mbyllur ende. Deri tani “Los Blancos” kanë firmosur me Aurelien Tchuoameni dhe Antonio Rudiger.

Por teksa janë të fiksuar në shitjen e disa lojtarëve, në Madrid i kanë dyert e hapura edhe për përforcime.

Një nga më të bujshmit do të ishte afrimi i mundshëm i sulmuesit të Bayernit dhe kombëtares gjermane, Leroi Sane.

Mediat spanjolle kanë bërë me dije se agjentët e Sane ia kanë ofruar sulmuesin, as më shumë e as më pak, por Realit të Madridit.

Sipas asaj çfarë raporton “Defensa Central”, në orët e fundit, agjenti kryesor i sulmuesit Damir Smoljan ka pasur një takim informal me drejtues të Realit, duke i ofruar lojtarin që ai përfaqëson.

Sane iu bashkua Bayernit në vitin 2020 dhe ka një kontratë deri në vitin 2025 me gjigantët bavarezë.

Gjithsesi, raportet e tij me trajnerin Julian Nagelsman nuk janë ndër më të mirat dhe kjo është një nga arsyet që mund të çojë në largimin e tij nga Mynihu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco