FSHF hap regjistrimet në kursin e trajnerëve të licencës UEFA B që nis në shtator

FSHF hap regjistrimet në kursin e trajnerëve të licencës UEFA B që nis në shtator

14:08, 09/07/2022

Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë së shpejti edicionin e radhës të kursit për trajnerë të nivelit UEFA B. Drejtoria Teknik në FSHF bën me dije se kursi, që do të nisë më datë 5 shtator 2022, është i rezervuar për ish-lojtarët profesionistë të cilët kanë luajtur të paktën 3 vite në Kategorinë “Abissnet Superiore” dhe 5 vite të aktivizuar në Kategorinë e Parë.

Kursi për licencën e trajnerit UEFA B do të zhvillohet i ndarë në katër periudha dhe më konkretisht 05-10 shtator 2022; 10-14 tetor 2022; 21-26 nëntor 2022; 04-09 dhjetor 2022.

Për t’u regjistruar në këtë kurs të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentacionin si vijon:

– Kriteri Cross border për kandidatet që jetojnë jashtë;

– Diploma e shkollës së mesme në origjinal (fotokopje e noterizuar);

– Kandidati duhet të jetë i pajisur me certifikatë shëndetësore lëshuar nga organi përkatës (e marrë brenda 3 muajve të fundit);

– Dy fotografi format pasaporte;

– Fotokopje e ID ose e pasaportës;

Kërkesa për regjistrim duhet të dërgohet përmes postës elektronike në adresën drejtoria.teknike@fshf.al, përmes postës së zakonshme me konfirmim marrje në adresën Rr. Liman Kaba, Nd 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tiranë ose të dorëzohen fizikisht pranë sekretarisë në të njëjtën adresë. Afati i fundit për paraqitjen e kërkesës është data 22.08.2022. Aplikimet që mbërrijnë pas afatit nuk do të pranohen, ndërsa kandidatët që pranohen në kurs duhet të paguajnë një tarifë pjesëmarrjeje prej 700 eurosh. Pagesa kryhet pasi t’ju jetë dërguar fatura përkatëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco