VIDEO/ Pritje madhështore nga tifozët, Bale i bashkohet Chiellinit te Los Angelos

VIDEO/ Pritje madhështore nga tifozët, Bale i bashkohet Chiellinit te Los Angelos

11:07, 09/07/2022

Gareth Bale është lojtari më i ri i klubit nga MLS, Los Angelos. Ish-sulmuesi i Real Madrid u prit me entuziazëm nga tifozët, me stadiumin që ishte i mbushur.

Menjëherë uellsiani është takuar edhe me shokët më të ri të tij, teksa tashmë do të jetë shok edhe me ish-lojtarin e Juventusit, Giorgio Chiellini.

 “Atmosferë e mrekullueshme, ishte diçka surreale. Më erdhi shumë mirë që stadiumi ishte i tejmbushur dhe të përshëndesja nga afër fansat. Gjithçka ishte mbresëlënëse, edhe dhomat e zhveshjes duken fantastike, ka një frymë shumë pozitive”, u shpreh 32-vjeçari mbi përshtypjet e para për Los Angelos.

Sakaq, Bale e gjen skuadrën në vendin e parë të klasifikimit ndërsa falë cilësive të ish-lojtarit të Real Madrid, padyshim te Los Angelos përgatiten për një sezon triumfues.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco