Borusia e Dortmundit shkarkon trajnerin

Borusia e Dortmundit shkarkon trajnerin

14:28, 20/05/2022

Aventura e Marco Rose në pankinën e Borusias së Dormundit ka zgjatur vetëm një vit.

Klubi verdhezi ka shkarkuar zyrtarisht teknikun gjerman 45-vjeçar pas një sezoni larg pritshmërive të klubit dhe sidomos nga rezultatet e dobëta të kryera në kupat si Kupën e Gjermanisë, Champions dhe Europa Ligë.

Këtë lajm e ka bërë vetë publik klubi verdhezi me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e tij.

Dortmundi e mbylli Bundesligën në vendin e dytë, pas Bayernit të Mynihut, i cili u shpall kampion i Gjermanisë.

Më parë Rose ka qenë trajner edhe i skuadrave të Borusia Moenchenglabah dhe Salzburg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco