Rudiger largohet nga Chelsea, mbrojtësi sqaron gjithçka përmes një letre

Rudiger largohet nga Chelsea, mbrojtësi sqaron gjithçka përmes një letre

14:21, 20/05/2022

Antonio Rudiger ka vendosur të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni.

Mbrojtësi gjerman ka vendosur të mos rinovojë kontratën me klubin anglez dhe këtë e ka shpjeguar me anë të një letre të publikuar nga “Theplayerstribune.com”.

Fatkeqësisht bisedimet e mia kontraktuale filluan të bëheshin të vështira që në vjeshtë e kaluar. Biznesi është biznes, por kur nuk merr asnjë lajm nga klubi nga gushti deri në janar, situata komplikohet. Pas ofertës së parë, pati një interval të gjatë heshtjeje.

Ne nuk jemi robot, e dini? Nuk mund të pres me muaj me kaq shumë paqartësi për të ardhmen. Sigurisht askush nuk i priste sanksionet e vendosura, por në fund shumë klube të mëdha shfaqën interes për mua dhe më duhej të merrja një vendim.

Do të largohem kështu, sepse përveç biznesit, nuk kam asgjë negative për të thën për këtë klub. Chelsea do të qëndrojë gjithmonë në zemrën time. Londra do të jetë gjithmonë shtëpia ime.

Unë kam ardhur këtu vetëm, dhe tani kam një grua dhe dy fëmijë të bukur. Kam dhe një vëlla të ri që quhet Kova. Arrita një medalje të FA Cup, Europa League dhe Champions League. Natyrisht, kam qindra kujtime që do të qëndrojnë me mua përgjithmonë”, ka përfunduar letrën mbrojtësi gjerman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco