Tek Atalanta vendosin për Gasperinin

Tek Atalanta vendosin për Gasperinin

14:08, 20/05/2022

Në Itali janë të sigurt, drejtuesit e Atalantës kanë vendosur që, pavarësisht rezultatit të javës së fundit të kampionatit (kundër Empoli-t), do të vazhdojnë me trajnerin torinez, Gasperini, që ka edhe dy vite kontratë.

Pra, ka apo jo një kualifikim për në arenën europiane, Gasperini është trajneri i cili ka besimin e drejtuesve.

Pikërisht puna e jashtëzakonshme e tij me skuadrën është vlerësuar edhe në një sezon ku vështirësitë nuk kanë munguar, por duket se drejtuesit janë të palëkundur dhe të bindur në aftësitë e italianit.

Drejtuesit po mendojnë për një cikël të ri dhe në qendër do të jetë përsëri Gasperini dhe në verë Atalanta pritet të jetë aktive dhe të rikthehet përsëri në pjesën e sipërme të renditjes.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco