Lajmi i fundit

NTERVISTA/ Dy standardet e deklaratave të Dumanit. Flet Avenir Peka

Lukaku zemëron më shumë tifozët e Chelseat me lëvizjen e fundit në Facebook

Lukaku zemëron më shumë tifozët e Chelseat me lëvizjen e fundit në Facebook

09:39, 03/01/2022

Sulmuesi belg Romelu Lukaku i zemëroi më shumë tifozët e Chelseat pasi shkroi emrin e ish-klubit të Inter në faqen zyrtare në Facebook në seksionin biografi.

Teksa fotot e profilit dhe kopertinës së belgut janë në ngjyrat e Chelsea-t, biografia e tij është e mbushur me një përshkrim të shkurtër të “Inter Milan”, gjë që zemëroi më tej tifozët e klubit nga Londra.

Lukaku ka dhënë një intervistë për Sky Italy pak ditë më parë në të cilën ka theksuar se i vjen keq që u largua nga Interi dhe shkoi për te Chelsea. Ai e dha intervistën pa marrëveshje me klubin apo përfaqësuesit e tij, gjë që zemëroi veçanërisht drejtuesit e Chelseat dhe trajneriThomas Tuchel e përjashtoi atë nga skuadra para derbit me Liverpool (2:2).

Shumica e tifozëve të Chelseat thonë qartë se Lukaku e poshtëroi klubin me deklaratën e tij dhe se nuk e meriton të veshë fanellën e kampionëve aktualë të Evropës.

Image

Kujtojmë, Romelu Lukaku nënshkroi me Chelsean për herë të dytë në karrierën e tij pasi Interi pranoi ofertën e Bluve prej 115 milionë eurosh. Lukaku ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare, me një pagë vjetore nga 12 deri në 13 milionë eurosh.

Lukaku erdhi në Chelsea nga Anderlecht në vitin 2011 dhe luajti vetëm 15 ndeshje para se të huazohej te West Bromwich Albion dhe më pas të shkonte te Everton. Ai u shit nga Evertoni te Manchester United në vitin 2017, vetëm për t'u larguar nga Old Trafford në 2019 kur nënshkroi për Interin për 80 milionë euro.

Këtë sezon, Lukaku ka luajtur 18 ndeshje për Chelsean, duke shënuar shtatë gola dhe dy asistime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco