Sacchi thumbon Interin: Ishte në pritje dhe kundërsulm

Sacchi thumbon Interin: Ishte në pritje dhe kundërsulm

18:33, 08/11/2021

I intervistuar për “Gazzetta dello Sport”, ish-trajneri i Milanit, Kombëtares dhe jo vetëm, Arrigo Sacchi, ka komentuar derbin dhe fundjavën e kampionatit që sapo ka përfunduar.

Derbi – “Milani dhe Interi e kanë nderuar rëndësinë e ndeshjes dhe ky është një fakt për t’u nënvizuar. Publiku, i cili më në fund u kthye për të parë një derbi live, nuk u mërzit dhe, më besoni, nuk është diçka e vogël. Pjesa e parë ishte shumë zbavitëse”.

Milan europian – “Milani filloi fuqishëm, shtyu menjëherë gazin dhe mbajti ritmin që unë do ta përkufizoja si “europian” duke luajtur me 11 dhe jo me vetëm gjashtë apo shtatë lojtarë, siç bëjnë në Itali të gjithë. Dhe në fakt Milani arriti të shtypte në zonën e sulmit dhe të vjedhë shumë topa”.

Interi - “Interi ishte në pritje dhe kundërsulm. Ai shfrytëzoi gabimet e kuqezinjve dhe goditi me lojtarët që kanë cilësi më të mëdha. Megjithatë, tre njësitë qendrore të mbrojtjes pothuajse nuk marrin pjesë në lojë dhe kështu përfundohet duke ndërtuar manovrën jashtë inferioriteti numerik”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco