VIDEO/ Latifin nuk e mbajnë nervat pas zëvendësimit, godet...

VIDEO/ Latifin nuk e mbajnë nervat pas zëvendësimit, godet...

16:26, 08/11/2021

Vllaznia nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Egnatian në sfidën e luajtur mesditën e sotme, duke sjellë një krizë rezultatesh te skuadra shkodrane.

Vëmendjen e mori një episod i ndodhur në minutën e 76-të të takimit, kur Liridon Latifi doli nga fusha për t’i bërë vend Ardit Hoxhajt.

Ky ishte një vendim që nuk u prit mirë nga 27 vjeçari, i cili në pjesën e parë shënoi golin e barazimit.

Reagimi i Latifit ishte i paprecedentë, duke goditur me shkelm termusin në pankinën e skuadrës së tij.

Në inerci e sipër, Latifi për pak sa nuk pësoi një dëmtim që mund t’i kushtonte shtrenjtë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco