Liverpooli kalon në fazën eliminatore, Leipzig i 'heq fitoren' në fund PSG-së

Liverpooli kalon në fazën eliminatore, Leipzig i 'heq fitoren' në fund PSG-së

23:12, 03/11/2021

Liverpool ka siguruar një vend në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve pas triumfit 2-0 kundër Atletico Madridit në Anfield.

Fillimisht, Jota shënoi në minutën e 13-të për të kaluar në avantazh të kuqtë dhe vetëm tetë minuta më vonë Mane shënoi dhe i dha një avantazh të madh skuadrës së tij.

Momenti kyç i ndeshjes ndodhi në minutën e 36-të, kur gjyqtari Makkelie i dha kartonin e kuq direkt mbrojtësit të miqve, Felipe, i cili rrëzoi Mane.

Në vazhdim, Liverpooli e përfundoi me qetësi ndeshjen dhe arriti fitoren dhe me këtë triumf siguroi kalimin në fazën eliminatore.

Një triumf të madh arriti dhe skuadra e Manchester Cityt, e cila mposhti në shtëpi Club Brugge me rezultatin 4-1. Foden shënoi golin ne  epërsinë së Qytetarëve, ndërsa Stones riktheu në lojë miqtë me autogol në minutën e 17-të, por Mahrez dhe Sterling më pas ndëshkuan belgët dhe siguruan tre pikët për ekipin e tyre. 4-1 final u vendos nga Gabriel Jesus.

Në të njëjtin grup, Leipzig dhe PSG zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer dhe në fund nuk pati fitues.

Vendasit e hapën pak më mirë ndeshjen pasi shënuan Nkunku për 0-1, por me dy gola në pjesën e parë, Wijnaldum solli përmbysjen.

Kur dukej se ndeshja do të mbyllej me këtë rezultat arbitri akordoi një penallti të cilën Szoboszlai e ktheu në gol.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco