Probleme për Barcelonën, sa i përket afrimit të Xavit si trajner.
Pavarësisht udhëtimit të një ekspedite të Barcelonës në Katar në përpjekje për t’u marrë vesh për lirimin e Xavi Hernández nga kontrata e tij me Al Sadd, klubi nuk është i gatshëm ta lërë të lirë.
Rafa Yuste dhe Mateu Alemany, që përfaqësojnë FC Barcelonën në Doha, tashmë janë takuar me drejtuesit e klubit nga Katari.
Fernando Solans, agjent i Xavit së bashku me të deleguarit e Barcelonës, Rafael Yuste e Mateu Alemany
Klubi i Katarit ka argumentuar se “ata mirëpresin vizitën e delegacionit të FC Barcelona” në Doha.
“Ne e vlerësojmë dhe respektojmë të gjithë ekspeditën” ka thënë.
“Pozicioni i klubit ishte i qartë që në fillim: ne jemi të përkushtuar të mbajmë trajnerin tonë Xavi dhe nuk mund ta lejojmë që të largohet në këtë moment delikat të sezonit”, ka thënë CEO i Al-Saad, Turki Al-Ali.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: