Dinamo fiton derbin e Kupës, mposht Tiranën në 'Air Albania'

Dinamo fiton derbin e Kupës, mposht Tiranën në 'Air Albania'

19:02, 03/11/2021

Dinamo mundi me rezultatin e pastër  2-0 Tiranën ndeshjen e parë të raundit të 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë. “Blutë” e mbyllën ndeshjen që në pjesën e parë duke realizuar dy herë në portën e bardhebluve.

Agim Ibraimi zhbllokoi takimin me një penallti të kthyer në gol (26’), teksa Xhulio Skuka dyfishoi në fundin e fraksionit të parë.

Tirana tentoi të shënonin një gol shprese në pjesën e dytë, por nuk ia dolën dot. Dinamo menaxhoi mirë avantazhin e dyfishtë dhe siguroi një sukses tepër të rëndësishëm, sidomos në aspektin moral.

Ky derbi do të përsëritet edhe dy herë të tjera këto ditë. Në fundjavë zhvillohet përballja për javën e tetë të Abissnet Superiore, ndërsa më pas, dy skuadrat e kryeqytetit do përballen për sfidën e kthimit në Kupë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco