Trajneri vlerëson Shaqirin: Është lojtar inteligjent, ai mund të...

Trajneri vlerëson Shaqirin: Është lojtar inteligjent, ai mund të...

15:44, 03/11/2021

Trajneri i Lyonit, Peter Bosz në konferencë për shtyp ka folur për situatën e sulmuesit, Xherdan Shaqiri.

Shqiptari kaloi në verë të gjiganti francez te Lyon nga Liverpool, në mënyrë që të fitojë minutash më të madh.

Bosz theksoi se pret shumë më shumë nga Shaqiri, por beson se arsyeja pse nuk është në formën më të mirë është sepse nuk ka pasur para përgatitje.

“Shaqiri mund të bëjë më mirë, po. Ai nuk ka pasur përgatitje reale. Është lojtar inteligjent me teknikë të pabesueshme”.

“Në rast që skuadra vazhdon dhe ai luan në pozita më të vogla, do ishte shumë më mirë”, deklaroi trajneri.

Ndërkohë, Lyonin nesër e pret Sparta Pragën, në kuadër të fazës grupore të Ligës së Evropës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco