Evra trondit publikun: U abuzova seksualisht në moshën 13-vjeçare

Evra trondit publikun: U abuzova seksualisht në moshën 13-vjeçare

19:17, 22/10/2021

Futbollisti legjendar francez Patrice Evra tronditi botën e futbollit duke pranuar se ishte abuzuar seksualisht në moshën 13-vjeçare.

Këtë, Evra e ka treguar gjatë një interviste për britaniken “The Times”, e cila është bërë para prezantimit të librit autobiografik “I love this game”, i cili do të prezantohet në fund të tetorit.

I pyetur nga e “The Times”, ish -kapiteni i Djajve të Kuq zbuloi se kishte pësuar abuzim seksual gjatë adoleshencës së tij nga një profesor. Një rrëfim i tmerrshëm që ia kishte besuar së fundmi nënës së tij, gjatë një udhëtimi në Paris.

“ Ende nuk ia kam thënë disa prej vëllezërve dhe motrave të  mi dhe disa miqve të ngushtë. (...) Nuk dua që njerëzit të kenë mëshirë. Është një situatë e vështirë. Një nënë nuk pret ta dëgjojë këtë nga fëmija i saj. Ajo e ndjeu se diçka nuk shkonte dhe më pyeti pse nuk doja të takoja profesorin. Vetëm tani që jam 40 vjeç ia thashë. Ishte një tronditje e madhe për të. Shumë zemërim. Gjëja e parë që më tha mamaja ishte: “Nëse nuk e padis, do ta bëj. Nëse është ende gjallë, do ta vras.” Ajo është shumë e inatosur, tha Evra duke shtuar:

"E di që njerëzit më shikojnë me një sy ndryshe, por më duhej ta hiqja këtë barrë nga vetja. Është shumë më e lehtë për mua tani. Miqtë e mi më thonë se do të jem nën presion, por gjëja më e vështirë për mua ishte të flisja për këtë me nënën time. Pas kësaj, gjithçka ishte ndryshe."

 Evra shtoi në fund se do të donte të ishte ende një frymëzim, jo ​​një shembull i viktimës. Ai tha se nuk donte rolin e viktimës, pavarësisht se cila është e vërteta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco