Një ‘bombë’ shpërthen në Amerikën Latine, Cavani do të largohet nga Manchester United!

Një ‘bombë’ shpërthen në Amerikën Latine, Cavani do të largohet nga Manchester United!

12:19, 29/09/2021

Media argjentinase ‘Matador’ këmbëngul se futbollisti i 'Djajëve të kuq', Edinson Cavanin do të veshë fanellën e Boca Juniors në janar.

 Sulmuesi 33-vjeçar uruguaian ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me "djajtë e kuq", por pas blerjes së Cristiano Ronaldos ai ka humbur vendin e tij në formacionin startues dhe dëshiron të largohet nga Manchester. 

Mediat e Buenos Aires raportojnë se Cavani ka një propozim për një kontratë dyvjeçare nga Boca Juniors dhe është afër një marrëveshjeje.

 Bisedimet midis dy palëve janë në fazën përfundimtare dhe arsyet e marrëveshjes janë dëshira e asit të famshëm për të qenë pranë atdheut të tij dhe për shkak të miqësisë së tij me nënkryetarin e parë të ekipit, Juan Roman Riquelme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco