VIDEO/ Milan - Lazio, ndeshja përfundon me sherr, Sarri ndëshkohet me të kuq

VIDEO/ Milan - Lazio, ndeshja përfundon me sherr, Sarri ndëshkohet me të kuq

20:46, 12/09/2021

Ndeshja mes Milanit dhe Lazios është mbyllur me një sherr të vogël që ka shpërthyer në fushë sapo është dëgjuar vërshëllima përfundimtare e ndeshjes së sotme në Serinë A. Sigurisht, protagonisti ishte Zlatan Ibrahimovic.

Image

Ishte pikërisht suedezi ai që kishte topin në këmbë para pankinës së Lacios në momentin e vërshëllimës, në një duel me Lukas Leiva, Sapo ndeshja përfundoi, Ibra i vuri dorën në qafë brazilianit, i cili ia hoqi, duke bërë që mes të dyve të kishte përplasje verbale.

Në ato çaste, edhe Selemakers po festonte para pankinës së Lazios, duke sjellë acarimin e Mauricio Sarrit. Ky i fundit hyri në fushë dhe iu drejtua belgut me fjalët “Duhet të tregosh respekt”, duke bërë që të niste një përplasje mes të dy ekipeve. Në fund, ishte gjyqtari ai që vendosi rregull duke i nxjerrë kartonin e kuq Sarrit, i cili u largua duke turfulluar nga fusha e lojës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco