Allegri nuk bie dakord me shkarkimin, gati të nisë ‘luftën’ ligjore me Juventusin

Allegri nuk bie dakord me shkarkimin, gati të nisë ‘luftën’ ligjore me Juventusin

22:58, 24/05/2024

Massimiliano Allegri nuk është dakord me shkarkimin nga Juventusi, me klubin “bardhezi” që e akuzoi trajnerin italian për sjellje jo korrekte gjatë dhe pas finales së Kupës së Italisë dhe këtë arsye ai do ta hedhë klubin “bardhezi” në gjyq.

Trajneri toskan mohoi versionin e Juventus-it, duke e minimizuar incidentin dhe duke e cilësuar si jo të drejtë vendimin e marrë nga “Zonja e Vjetër”.

Në një situatë të tillë, sipas raportimeve të medieve italiane palët do të shkojnë drejt një përplasjeje ligjore.

Pas vlerësimit të përgjigjes së Allegri-t, duke marrë parasysh justifikimet, Juventus-i do të duhet të vendosë hapin e radhës mes mbajtjes së të njëjtit vendim apo bërjes së një hapi pas.

Qëllimi kryesor i klubit është që t’i komunikohet Allegri-t shkarkimi për arsye të mjaftueshme, duke ndërprerë kontratën e trajnerit, e cila është në fuqi deri në qershor 2025, me një pagë prej 14 milionë euro bruto.

Një vendim që Allegri nuk është i gatshëm ta pranojë dhe preferon që të ndjekë rrugët ligjore.

Megjithatë, nuk është e sigurt se do të ketë përplasje në sallën e gjyqit, përkundrazi më shumë ka gjasa që palët të gjejnë një marrëveshje ekonomike që mund t’i kënaqë të dyja.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco