‘Flick mund ta rikthejë magjinë e Barcelonës së Guardiolës’

‘Flick mund ta rikthejë magjinë e Barcelonës së Guardiolës’

21:48, 24/05/2024

Ikona gjermane Lothar Matthaus beson se Hansi Flick mund të ringjallë ditët e Barcelonës së Pep Guardiolës.

Pas një stuhie 24 orëshe në Katalonia, Flick pritet që të emërohet si trajner i ri i Barcelonës gjatë ditëve në vijim.

Xavi Hernandez do të drejtojë ndeshjen e tij të fundit në krye të Barcelonës gjatë kësaj fundjave, pasi spanjolli u shkarkua pas bisedës me presidentin e klubit, Joan Laporta.

Flick tani është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e blaugranasve dhe Laporta po bën të pamundurën për ta zgjidhur sa më shpejt këtë situatë.

Përkundër një aventure zhgënjyese në krye të Gjermanisë, duke përfshirë eliminimin ne fazën e grupeve në Botërorin e vitit 2022, dy titujt e tij të Bundesligas dhe kurora e Ligës së Kampionëve me Bayern Munich, e bëjnë Flick një trajner të mirë.

Teksa mungon vetëm njoftimi zyrtar, Matthaus e ka mbështetur Flick drejt ‘ringjalljes’ së Barcelonës, duke krahasuar stilin e tij të lojës me atë të Guardiolës kur Barcelona e periudhës 2008-2012 fitoi të gjithë titujt e mundshëm.

“Stili i Hansit i përshtatet Barcelonës. Me Guardiolën, Barcelona ishin spektakolar dhe luajtën futboll të mrekullueshëm, me Hansin mund ta rikthejnë atë magji”, ka thënë Matthaus për “Bild”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco