Xavi flet pas shkarkimit: Tani jam tifoz i Barcelonës

Xavi flet pas shkarkimit: Tani jam tifoz i Barcelonës

19:48, 24/05/2024

Sigurisht që është i dëshpëruar, por Xavi nuk mund të nxjerrë nga goja asnjë fjalë të keqe për Barcelonën e tij të dashur. Shkarkimi surprizues e ka lënduar, por 44-vjeçari nuk i kursen falënderimet në postimin e tij në rrjetet sociale.

Të dielën (21:00) do të ulet për herë të fundit në stolin katalanas, në takimin në Andaluzi përballë Sevillas.

”Të dashur tifozë të Barcelonës, të dielën përfundon koha ime si trajner i Barçës. Nuk është kurrë e lehtë të largohesh nga klubi i jetës, por e bëj me krenari të madhe. Pas dy vitesh e gjysmë në krye të një grupi që janë si familja ime e dytë.

Dua të falënderoj tifozët për mbështetjen dhe dashurinë e tyre. Keni qenë gjithmonë pranë meje dhe më keni shfaqur të njëjtin vlerësim si në periudhën që isha futbollist.

Nga e diela do të jem një tifoz më shumë në shkallët e stadiumit. Sepse para se të jem një futbollist apo trajner, unë jam një tifoz i Barcelonës. Dhe i dua më të mirën klubit tim të jetës.

Do të jem gjithmonë i gatshëm për Barcelonën. Punova me një grup fantastik lojtarësh dhe një staf spektakolar. Falë të gjithëve arritëm objektivat e vendosura, duke kulmuar sezonin e kaluar me fitimin e titullit dhe Superkupës së Spanjës.

Këtë sezon gjërat nuk shkuan ashtu siç donim, por të gjithë dhamë maksimumin tonë. Dhe ndihmuam në rritjen e një brezi të shkëlqyer të rinjsh, të cilët po na entuziazmojnë ne tifozëve të Barcelonës.

Ju faleminderit të gjithëve! Tifozëve, lojtarëve, stafit, punonjësve të klubit, presidentit, bordit të drejtorëve, drejtorëve sportivë, shtypit dhe të gjithëve me të cilët kam ndarë rrugëtimin gjatë dy sezoneve e gjysmë këtu. I uroj më të mirat klubit që mbaj në zemër. Rroftë Barça”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco