Basketboll/ Panathinaikos kualifikohet në finalen e Euroligës, mposht bindshëm Fenerbahcen

Basketboll/ Panathinaikos kualifikohet në finalen e Euroligës, mposht bindshëm Fenerbahcen

22:40, 24/05/2024

Panathinaikos u kualifikua për në finalen e Euroligës pasi mposhti Fenerbahçen me rezultatin 73-57 në gjysmëfinalen e zhvilluar sonte në Berlin.

Panathinaikos e nisi ndeshjen shumë më mirë, por skuadra turke u “zgjua” më pas, kështu që pjesa e parë u mbyll me rezultatin 38-36 për skuadrën greke.

Pjesa e dytë i takoi tërësisht Panathinaikosit. Përparësia në pikë vazhdimisht rritej deri në fund të lojës dhe në çerekun e fundit e lanë Fenerbahçen me vetëm shtatë pikë të shënuara.

Më i miri në radhët e Panathinaikos ishte Lessort, i cili realizoi një “double-double” prej 17 pikësh dhe 10 kërcimesh.

Ai u ndihmua nga Nunn, i cili ka shënuar 14 pikë, aq sa edhe lojtari më i mirë i Fenerbahçes sonte, Hayes.

Panathinaikos do të luajë në finalen e Euroligës kundër fituesit të gjysmëfinales së dytë mes Real Madridit dhe Olympiacos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco