Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s/ Mbledhja e radhës më 22 maj në Dublin, ja çështjet që do të diskutohen

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s/ Mbledhja e radhës më 22 maj në Dublin, ja çështjet që do të diskutohen

12:59, 21/05/2024

 

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të zhvillojë mbledhjen e radhës të mërkurën më datë 22 maj në Dublin, Republika e Irlandës. Mbledhja është parashikuar të zhvillohet para finales së Europa League, Atalanta – Bayer Leverkusen që do të luhet në të njëjtën ditë në stadiumin “Aviva Stadium” (Dublin), në ora 21:00.

Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të diskutohen disa çështje kryesore:

  1. Kompeticionet e UEFA-s, do të vendoset ku do të zhvillohen finalet për vitin 2026 dhe 2027
  2. Procedura e shortit për finalet e  “UEFA EURO 2025” për vajza
  3. Rregullorja e kompeticioneve të UEFA-s për grupmoshat U-17 dhe U-19 djem 2024/25
  4. Rregullorja e kompeticioneve të UEFA-s për grupmoshat U-17 dhe U-19 vajza 2024/2025
  5. Rregullorja e Kampionatit Europian të Futsallës U-19 2024/2025
  6. Rregullorja e “UEFA Super Cup” 2024/25
  7. Raportet e Komitetit të UEFA-s

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco