Mjegulla ‘kaplon’ disa qytete në vend, akset ku drejtuesit e mjeteve apelohen për kujdes të shtuar

Mjegulla ‘kaplon’ disa qytete në vend, akset ku drejtuesit e mjeteve apelohen për kujdes të shtuar

09:48, 23/12/2023
A+ Aa A-

Mjegull e dendur ka mbuluar  aksin Ura e Çerenecit – Maqellarë,  duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Që prej orëve të para të mëngjesit qarkullimi në këtë segment rrugor ka qenë i vështirë pasi drejtuesit e mjeteve janë përballur me fushëpamje të kufizuar.

Drejtuesit e mjeteve janë këshilluar nga policia Rrugore të qarkullojnë me kujdes pasi mund të bëhen burim aksidentesh.

Ndërkohë po ashtu edhe mjegulla e dendur ka përfshirë edhe në aksin Tepelenë – Gjirokastër – Kakavijë.

Mjegulla ka rënë prej mbrëmjes së djeshme duke pushtuar edhe të gjithë qytetin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco