Pashkët, vjen E Marta e Madhe - paravolia e 10 virgjëreshave

Pashkët, vjen E Marta e Madhe - paravolia e 10 virgjëreshave

11:19, 30/04/2024
A+ Aa A-

Më 5 maj, besimtarët e krishterë ortodoksë kremtojnë Pashkët dhe tashmë Java e madhe e Pashkës ka nisur. Kisha Ortodokse kujton se e marta quhet E Marta e Madhe lidhet me  paravolinë e 10 Virgjëreshave.

Çfarë nënkupton Paravolia e 10 Virgjëreshave?-

Të Martën e Madhe përkujtojmë paravolinë e dhjetë virgjëreshave, të cilën Krishti e tregoi gjatë predikimeve të tij.

"Kisha jonë e Shenjtë na fton që të jemi gati që ta presim, duke mbajtur ndezur lambadhat e virtyteve tona, për Dhëndrin Qiellor, për Zotin Krisht, i Cili do të vijë në çastin e vdekjes sonë, por edhe në ardhjen e Tij të dytë, " shprehet Kisha. - Gjithashtu na fton, duke na rikujtuar paravolinë e talantave, që të vëmë në punë dhuratat dhe hirin që Zoti na ka dhënë.

"Paravolia e dhjetë virgjëreshave ka në thelb të saj të na tregojë se ai person, i cili ka një virtyt dhe dhuratë të madhe, por që nuk e vë në shërbim të virtyteve të tjera edhe sidomos të lëmoshës, nuk mund të hyjë bashkë me Krishtin në prehjen e përjetshme, dhe kthehet mbrapa i turpëruar. Edhe asgjë nuk është aq e dhimbshme dhe e turpshme se sa një virgjëreshë që lufton nga dashuria pas parasë."

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco