Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Të mërkurën nisin vranësirat, reshje të dobëta në zonat malore

Të mërkurën nisin vranësirat, reshje të dobëta në zonat malore

12:00, 30/04/2024
A+ Aa A-

SHMU paralajmëroi se vendi ynë ditën e nesërme parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të cilat do të bëhen prezente nga orët e mesditës në pjesën më të madhe të territorit.

Vranësirat pritet të pasohen me reshje të dobta shiu kryesisht në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim - juglindje me shpejtësi mesatare 7m/sek, nërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-12m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 10 deri 25°C
në zonat e ulëta 12 deri 27°C
në zonat bregdetare 15 deri 26°C
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco