Sot e nesër, 1 -2 maj 2024, vranësira dhe reshje shiu

Sot e nesër, 1 -2 maj 2024, vranësira dhe reshje shiu

07:35, 01/05/2024
A+ Aa A-

Rrymat e ngrohta subtropikale po dobësohen për shkak të një qendre ciklonike ku presim reshje shiu në fillimin e muajit maj .

E mërkurë, 1 maj 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira u pasuar nga reshje lokale. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 7 -15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 -4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore     8/23°C

- Zonat e ulëta       12/25°C

- Zonat bregdetare 14/24°C

Kosovë

Kosova për dt. 02 Maj 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 9°C – 11°C në mëngjes deri në 20°C –23°C gradë Celsius në mesditë.

E enjte, 2 maj 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore     10/19°C

- Zonat e ulëta       12/22°C

- Zonat bregdetare 14/21°C/ RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco