KAFE SHQETO/ Martesa e 2 grave në Tiranë, Sylari: Nuk është çështja për të qenë homofobë, por të urrejmë të keqen

10:13, 21/05/2024
A+ Aa A-

Erion  Sylari zëvëndës kryetar “Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë, i ftuar në Kafe Shqeto në Syri Tv, këtë mëngjes komentoi martesën e dy vajzave në tarracën e bashkisë, dy ditë më parë.

Sylari u shpreh se nuk është çështja për të qenë homofobë apo për të qenë kundër këtyre njerëzve  por të urrejmë atë që është e keqja dhe ta kundërshtojmë në mënyrë që kjo të mos sjellë më shumë pasoja tek brezat e ardhshëm.

Në fakt ka qenë vazhda  e disa provokimeve që kanë ndodhur për ditë të tëra në  Tiranë, sidomos nga eksponentë  të ndryshëm, dhe ne si Komunitet Ëngjullor jemi shumë të shqetësuar, sepse ne besojme se familja është baza e shoqërisë dhe nëse kjo është perverse, e shtrembëruar, e dalë nga konteksti nga i cili është krijuar, do të sjellë më pas probleme të ndryshme sociale, kulturore, etj.

Kështu që ne si vëllazëri Engjullore, kemi bërë një deklaratë publike dhe kemi shprehur indinjatën tonë për këtë, sidomos në ambientin e institucionit të bashkisë dhe së shpejti do dalim në hapa më konkret për të qenë më seriozë, nuk mund te jemi gojëkyçur për atë gjë që në fakt, është beteja jonë. 

Nuk është çështja për të qenë homofobë apo për të qenë kundër këtyre njerëzve, t'i respektojmë, por të urrejmë atë që është e keqja dhe ta kundërshtojmë në mënyrë që kjo të mos sjellë më shumë pasoja tek brezat e ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco