Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e dymbëdhjetë para bashkisë Tiranë për largimin e Veliaj

Papa Françesku dhe dhe Selia e Shenjte e Vatikanit emërojnë Giovanni Peragine si Ipeshkevi i ri i Shkodrës

Papa Françesku dhe dhe Selia e Shenjte e Vatikanit emërojnë Giovanni Peragine si Ipeshkevi i ri i Shkodrës

12:10, 20/05/2024
A+ Aa A-

Njoftimi ka ardhur ditën e sotme nga Vatikani. Peragine, më herët ka qenë Ipeshkev i Jugut të Shqipërisë. Deri në fund të vitit, ai do të jete bashkendihmës i Angelo Massafres dhe me pas do të marrë drejtimin e Arqipeshkvise me të rëndësishme Shqiptare.

Atë Giovanni Peragine ka lindur në Altamura (Bari – Italy -) më 25.06.1965-59 vjeç. Ka mbaruar shkollën e mesme në ITC në Bologna në 1985, ka frekuentuar Universitetin në Romë pranë Universitetit Papnore Urbaniana dhe u diplomua në Filosofi në 1987. Ai ka marrë master në Teologi biblik në 1993.

20 Mars 1993 ka shuguruar meshtar në Romë. Në vitin 1993-1998 ka punuar pranë famullisë Zoja e Provanisë Hyjnore në Firenze si zëvendës famullitari e si mësues i shkollës së mesme pranë Kolegji “La Querce”. Më 27 Shtator 1998 ka mbërritur në Milot si zëvedës famullitari dhe drejtori iseminarit të Etërve Barnabit në Milot.

Nga 2002 është famullitari i Kishës së Milot. Nga 2002 është emëruar Dekani i pjesës së veriore të dioqesit Tiranë-Durrës. Nga 2006 është këshilltar i Provincës Rregulltarë të Italisë së Jugut. Ndërsa nga 2009 është President Kombëtar i KSHEL-it (Konferencës Shqiptare të Eprorëve të Lartë).

Nga 2009 zëvendës Provinciali i Provincës Rregulltarë të Italisë së Jugut. Nga Mars 2012 është Presidenti e UCESM-it (Bashkimi i Konferencës Europiane të Eprorëve të Lartë). Aktualisht është edhe Sekretar gjeneral i konferencës ipeshkvnore të Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco