Martesa e LGBT, zëdhënësi i Kishës katolike: Bashkia e Tiranës përgjegjëse, ka lejuar diçka antiligjore

19:58, 20/05/2024
A+ Aa A-

Martesa e LGBT-së në tarracën e bashkisë së Tiranës, ka sjellë një seri reagimesh gjatë ditës së sotme.

Në një lidhje direkte me Emisionin e Mbrëmjes në SYRI  TV, Mark Pashkja, zëdhënësi i  Kishës Katolike Shqiptare është shprehur se bashkia ka përgjegjësi në këtë skandal.

Gjatë bisedës me moderatoren, Armela Ferko, Pashkja tha se, të gjithë ata persona që kanë qenë aty, kanë përgjegjësi.

‘Nga pikëpamja institucionale përgjegjësia bie aty ku është zhvilluar, dhe sigurisht që bashkia ka një përgjegjësi, mbi të gjithja për faktin se aty ka diçka joligjore.

E dyta është se lejuar vendi që një komuniteti i tërë, siç është komuniteti i krishterë, të cilët të deformohet, që në bazë të këtij eventi, sikur kisha të ketë pranuar diçka të papranueshme.

Edhe nëse ka pasur një katolik aty brenda kanë përgjegjësi, edhe ata që besojnë se janë të krishterë kanë përgjegjësi absolute’, tha Mark Pashkja në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco