Martesa e dy anëtareve të komunitetit LGBT/ Sociologia: Po cënohen normat e familjes tradicionale

10:29, 21/05/2024
A+ Aa A-

Martesa e LGBT-së në tarracën e bashkisë së Tiranës, ka sjellë një seri reagimesh gjatë ditës së djeshme.

Sociologia Eris Dhamo, e ftuar në ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se shoqëria është ende e papjekur për të mirëpritur këto ndryshime aq të mëdha pasi cënohet familja tradicionale për të cilën kemi luftuar për ta pasur me këto norma dhe këto vlera.

Pjesë nga biseda:

“Ata janë qytetarë të kësaj shoqërie, sikundër unë dhe ti dhe çështja është që ata përcaktojnë vlera në kulturën e tyre ku për pjesën mazhoritare tonën nuk janë të pranueshme.

Ashtu si kundër edhe ju e përmendët pak më para, ata kanë edhe kartën e tyre të homofobisë ose diskriminimit ndaj mosgarantimit të këtyre të drejtave.

Ndaj e mira është që edhe si shoqëri minimalisht të jemi të hapur për ekzistencën e këtyre individëve dhe nuk kemi pse të bëjmë sikur ata nuk janë aty.

Këto debate i kanë pasur edhe shoqëritë perëndimore para disa vitesh ku disa muaj më para Greqia legjitimoi martesën brenda gjinisë.

Kështu që na detyroi të gjithëve të mos jemi jo faktik dhe të jemi aq këmbëngulës në mos ndryshueshmërinë e vlerave shqoërore.

Te jemi pak më pranues dhe pak më të hapur na bën mirë të gjithëve dhe shoqëria jonë është ende e papjekur për të mirëpritur këto ndryshime aq të mëdha pasi cënohet familja tradicionale për të cilën kemi luftuar për ta pasur me këto norma dhe këto vlera".

Klea Sula/ Syri/Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco