Martesa mes dy vajzave në e Bashkinë e Tiranës, Teologu: Ky komunitet po i bën presion të madh shoqërisë

09:54, 21/05/2024
A+ Aa A-

Teologu Justian Topulli i ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ u ndal tek martesa e zhvilluar dy ditë më parë në tarracën e bashkisë së Tiranës ndërmjet dy vajzave.

Sipas teologut, më tepër se një celebrim ky ishte një lloji mesazhi i dhënë nga ky komunitet që poi  bën presion të madh shoqërisë.

"Qeliza e shoqërisë përbëhet nga një grua dhe një burrë dhe jo dy gra ose dy burra të cilët kanë një fëmijë të ngjizur me vezën e një femre tjetër dhe me farën e një burri tjetër duke pasur dy nëna e dy baballarë, dhe kjo nuk është evolim për shoqërinë” –u shpreh ai.

Deklarata e tij:

‘Mesa di unë tarraca e Bashkisë është dhënë me qera në këtë rast për të kryer kjo lloj ceremonie që nuk ishte as ceremoni martesore, por një celebrim formal që bënë ata dhe për me tepër është e çuditshme.

Nëse Komuniteti Musliman, pra një pjesëtar i tyre do të donte të martohej me nje grua, a do ja jepnin me qera tarracën e bashkisë?!

Tarraca e bashkisë sigurisht është dhënë me qera dhe nuk kishte zyrtarë të bashkisë në atë taracë dhe nuk mundet kjo të krijojë dicka, kam përshtypjen se e gjitha kjo është bërë për provokim për të tërhequr vëmendjen nga skandalet.

Më tepër ky ishte një lloj mesazhi nga ky komunitet që bën presion të madh dhe më shumë se mbështetjen e bashkisë kanë dhe mbështetjen e huaj.

Nganjëherë bashkia mund edhe të justifikohet ‘nuk kam çfarë të bëja’ psh.

Qeliza e shoqërisë përbëhet nga një grua dhe një burrë dhe jo dy gra ose dy burra të cilët kanë një fëmijë i ngjizur me vezën e një femre tjetër  dhe me farën e një burri tjetër duke pasur 2 nëna e dy baballarë.

Këto nuk janë evolime për familjen, por janë ndryshime të ndikuara nga pasojat e modernitetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco