Detyrim paraqitje për pronaren e librarisë: Botoi pa leje veprat e Kadaresë

Detyrim paraqitje për pronaren e librarisë: Botoi pa leje veprat e Kadaresë

11:33, 21/05/2024
A+ Aa A-

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetim ndaj pronares së një librarie për falsifikim.

Mësohet se kjo shtetase ka falsifikuar 4 vepra letrare të shkrimtarit të njohur Ismail Kadare.

Prokurori i çështjes ka kërkuar në gjykate caktimin e masës së sigurisë 'detyrim paraqitje' për Mirela Bardhi, pronarja e librit universitar “Book Store“.

Ndaj saj është ngritur akuza për “Shkeljen e të drejtave të pronësisë intelektuale” dhe “Fshehja e të ardhurave".

Ngjarja u zbulua falë veprimeve stimuluese, ku një shtetase u paraqit në 10 prill 2024 në librarinë në fjalë dhe ka bërë blerje të 2 librave të tjerë me autor Ismail Kadarenë, përkatësisht librat me titull “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Pallati i ëndrrave”, botime këto që nuk janë prodhuar nga shtëpia botuese “Onufri”, por kopje të paautorizuara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco