Sfidat e emigrimit në Gjermani dhe zyra që i ndihmon shqiptarët nga të gjitha trojet Majtas, Enkelejda Troka - djathtas Irma Idrizoviç

Sfidat e emigrimit në Gjermani dhe zyra që i ndihmon shqiptarët nga të gjitha trojet

13:04, 02/05/2024
A+ Aa A-

Znj. Enkelejda Troka, aktiviste në Gjermani, juriste dhe ish-gazetare në vendin tonë, ishte e ftuar sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV për të folur rreth vështirësive që ndeshin të rinjtë shqiptarë në veçanti kur synojnë të fillojnë një jetë të re në Gjermani.

Znj. Troka ishte me bashkëpunëtoren e saj, znj. Irma Idrizoviç, e cila drejton agjencinë ligjore që ofron mbështetje për emigrantët në çdo hap të parë të vendosjes në Gjermani, “Munich Recruitment Services”

Kafe Shqeto: Shumë të rinj shqiptarë zgjedhin të largohen nga vendi, në rastin më të keq edhe pa përfunduar studimet e larta për kushte më të mira jetese. Cilat janë vështirësitë që ata ndeshin?

Troka: Shumë e vërtetë, kjo është një temë që preket nga të gjithë, duke përfshirë edhe mua personalisht kur kam emigruar për herë të parë, kur shkon në një vend tjetër, kur nuk di as ligjet, as rregullat, as mënyrën dhe standardin e jetesës. Vështirësitë e para më elementare janë vështirësi e gjuhës sepse jo të gjithë para se të emigrojnë janë të përgatitur duke bërë një kurs për mësimin e gjuhës që të paktën të kenë komunikimin.

Vështirësia tjetër kryesore është mospasja e duhur se në cilat institucione duhet të drejtohen në vendin ku ata shkojnë dhe konkretisht në Gjermani, pasi institucionet këtu funksinojnë më ndryshe nga ç’jemi mësuar në Shqipëri.

Këtu ka shkallë pas shkalle, procedura pas procedure të njëpasnjëshme për të përfunduar atë regjistrimin kryesor dhe elementar kur shkon në një shtet tjetër. Megjithatë ne si zyrë u kemi ardhur shumë në ndihmë të rinjve, të gjithë shqiptarëve nga të gjitha trojet pasi zonja Idrizoviç, përveçse ka një biznes, ka dhe një zemër shumë të madhe kur ndihma e saj është jashtë kufijve duke ua lehtësuar dhe duke ua qartësuar akoma më shumë, duke ua bërë edhe më të thjeshtë që të ndihen të paktën të vlefshëm dhe të mos ndihen të përbuzur dhe të mos ndihen të  abuzuar në momentin e parë që shkelin në një vend të huaj.“/ar.sh/SYRI.NET

Ndiqni intervistën e plotë në studion e SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco