Mos i lini çadrat në shtëpi! – Ja si do të jetë moti gjatë ditës së sotme

Mos i lini çadrat në shtëpi! – Ja si do të jetë moti gjatë ditës së sotme

08:25, 03/05/2024
A+ Aa A-

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare e të dendura dhe kthjellime. Duke filluar prej orëve të para të mëngjesit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar hera –herës me shkarkesa elektrike.

Nga orët e pasdites reshjet humbasin intensitet. Mjegull / mjegullinë në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë  me drejtim nga perëndimi me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco