Largimet e padrejta nga puna/ Konomi: Qytetarët të përdorin institucionet, të kërkojnë të drejtat e tyre

11:17, 03/05/2024
A+ Aa A-

Të dhënat e përftuara gjatë vitit që lamë pas,  pas kërkesave për informacion nga institucione në nivel vendor e qendror si dhe raportimet e buxhetit të shtetit, tregojnë se në 7 vitet e fundit u shpenzuan përmes pagesave nga thesari i shtetit më shumë se 13,3 miliardë lekë ose rreth 108 milionë euro për të shlyer faturat gjyqësore për pushime të padrejta nga puna të 14,487 punonjësve.

Pagesa e këtyre parave nuk do të thotë se shlyerja është bërë. Ministria e Financave në analizat vjetore të saj shprehet se është një borxh i akumuluar nga institucionet shtetërore, të cilat nuk kanë bërë shlyerjen e detyrimeve që vijnë si rrjedhojë e vendimeve gjyqësore.

Nga studioja e ‘Kafe Shqeto’, Darjan Konomi specialist komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi u shpreh se rreth ku 70% e këtyre ankesave ankesave janë kundrejt sektorit publik nga punonjës që janë në marrëdhënie pune me sektorin publik.

AI gjithashtu ju bnë thirrje qytetarëve përdorin institucionet lidhur me largimet nga puna për të të mbrojtur të drejtat e tyre.

Deklarata e tij:

‘Ajo që une dua të them dhe të jap mesazhin është që përdorimi i institucionit, ku kemi 144 ankesa vetëm për vitin 2023 pranë KMD, ku 70% e këtyre ankesave janë kundrejt sektorit publik  nga punonjës që janë në marrëdhënie pune me sektorin publik, pra largime nga puna.

Largimet  e punës bëhen si shkak i bindjeve politike, ka njerëz të larguar edhe si shkak të shtatzanisë, kemi njerëz të larguar për shkak të rikonstrukturimit të një strukture (për shkurtim pozicioni), ku ligjërisht argumentohet si ndryshim strukture dhe personi mbetet jashtë.

Unë do i bëja thirrje qytetarëve që të përdorin institucionet lidhur me largimet nga puna ose të mbrojnë të drejtat e tyre.

Unë edhe nga pozicioni i publik që kam, kam për detyrë të them se institucione në Shqipëri ka, por njerëzit do të duhet t’i përdorin ato dhe më vjen mirë të them se vitet e fundit, nuk kam një statistikë në këto moment, vendimet e komisionerit mbahen në fuqi edhe nga gjykata”.

Klea Sula/ Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco