Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Projektligji për parandalimin e vetëvrasjes në Kosovë' Skenja: Kemi kërkuar hartimin e një strategjie

11:22, 30/04/2024
A+ Aa A-

Disa organizata të shoqërisë civile kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për një peticion përmes së cilit do të kërkohet hartimi i një projektligji për parandalimin e vetëvrasjes në Kosovë.

Peticioni ka nisur të hënën, më 29 prill, në qendër të Prishtinës, ndërsa nënshkrimet përveç aty, do të mblidhen edhe në Pejë, Prizren dhe Gjakovë.

Bind Skenja, nga ‘Qëndra për Informim dhe Përmirësin Social’ në Kosovë i ftuar në ‘Kafe Shqeto’ tha se po kërkojnë një projektligj i cili do të përfshinte, ndër të tjera, shërbime klinike për parandalim të vetëvrasjes, integrim të parandalimit të vetëvrasjes në objektiva institucionale dhe mekanizma për ngritje të profesionalizmit të mediave gjatë raportimit të vetvrasjes.

Pjesë nga biseda:

“Fillimisht ne jemi të bindur që kanë për t’u mledhur nënshkrimet sepse është një temë që ka mbështetjen e të gjithëve.

Ditën e djeshme edhe pse ka qenë dita e parë e nënshkrimeve kemi mundur të mbledhim firma, 250 mijë veç në Prishtinë.

 Javën që vjen do të ikim dhe në Pejë e Gjakovë dhe numri i firmave sigurisht do të jetë edhe më i lartë, ka për të shkuar shumë më shumë seç e kemi planifikuar.

Sa i përket arsyes se përse ne e kemi marrë si nismë, unë jam përfaqësues i ‘Linjës së Jetës’ që është linjë për parandalimin e vrasjes.

Para vitit 2019 ne kemi kërkuar prej qeverisë dhe ministrisë të hartojnë një strategji për  parandalimin e vrasjes dhe për të socializuar shërbimin e linjës së jetës që të mos ofrohet vetëm prej shoqërisë civile por edhe prej shtetit që të ofrohet shërim që monitorohet, gjithashtu edhe mbështetje financiare dhe që integrohet me shërbimet ekzistuese.

Jemi bërë bashkë së bashku me organizatat e tjera për të çuar para një projektligj në Kuvend, duke qenë se dhe ligji na lejon nëse ne i mblehdim 10 mijë firma, e bën të ligjshme pra që dhe Kuvendi ta shqyrtojë si çështje.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco