Parashikimi i motit për ditën e premte, 2 maj 2024

Parashikimi i motit për ditën e premte, 2 maj 2024

13:20, 02/05/2024
A+ Aa A-

SHMU njoftoi se ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe prej mesdite intervale kthjellimesh.

Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet mesatar, hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Kjo situatë meteorologjike do të jetë prezente deri në orët e mëngjesit më pas gradualisht reshjet e shiut do të mbeten prezente por me intensitet të ulët.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpjetësi deri në 10m/sek, valëzimi në dete pritet tëjetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 9 deri 15°C
në zonat e ulëta 10 deri 21°C
në zonat bregdetare 11 deri 20°C
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco