Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Pashka Ortodokse kthen emigrantët në atdhe, fluks në kalimin kufitar të Kapshticës

Pashka Ortodokse kthen emigrantët në atdhe, fluks në kalimin kufitar të Kapshticës

11:01, 03/05/2024
A+ Aa A-

Ditën e sotme, 3 maj, ka pasur fluks në hyrje nga Greqia në drejtim të Shqipërisë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. E gjithë kjo ka ardhur për shkak se shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në vendin fqinj do të kalojnë festën e Pashkës pranë familjeve të tyre.

Burime pranë drejtorisë vendore të kufirit të qarkut të Korçës bëjnë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë nga Greqia drejt vendit tonë 6258 shtetas ndërkohë që kanë dalë 2480 shtetas.

Për të përballuar fluksin në rritje nga ana e stacionit kufitar të Kapshticës po punojnë në hyrje me 5 sportele, sportele që shtohen në varësi të situatave që krijohen.

Edhe gjatë ditës së sotme fluksi ka qenë i lartë ndaj e për këtë policia jonë kufitare për të ulur radhët e gjata në hyrje nuk përjashton mundësinë e punës me procedurë të përshpejtuar, gjë të cilën mësohet se autoritetet tona u kanë kërkuar edhe palës greke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco