SYRI TV/ Vijon kolapsi mjedisor në Shijak, mbetjet urbane 'mbytin' rrugët e Bashkisë

19:26, 02/05/2024
A+ Aa A-

Kryebashkiaku i Shijakut Elton Arbana, pas denoncimit të Syri Tv për kolapsin me mbetjet, nisi propagandën në rrjetet sociale, ku sipas tij bashkia është në punë duke pastruar qytetin.

Këtë të enjte SYRI TV sjell pamje të reja që tregojnë se një pjesë e zonave të bashkisë së Shijakut vijojnë të mbyten nga plehrat, të cilat kanë ditë pa u pastruar

SYRI TV

Pas denoncimit të Syri Televizion, se bashkia e Shijakut ishte në kolaps mjedisor, pasi prej një jave mbetjet urbane nuk pastroheshin, kryebashkiaku Elton Arbana reagoi duke angazhuar punonjësit e pastrimit të hiqnin mbetjet.

Dhe duket se më shumë sesa për pastrimin e qytetit, kryebashkiaku i Shijakut u kujdes që të publikonte foto në rrjetet sociale, duke treguar se qyteti po pastrohej.

Postimi i fundit i Elton Arbanës në rrjetet sociale, janë fotot e datës 1 maj, të publikuara në orën 10 paradite në rrjetin social në facebook, ku duken disa kosha pa mbetje dhe ambienti rreth tyre i disinfektuar.

Mirëpo, mëngjesin e kësaj të enjteje, Syri Televizion, vëzhgoi disa zona të tjera të bashkisë së Shijakut, ku pamjet flasin më shumë se fjalët, qyteti mbytet në plehra. Masive mbetjesh urbane janë hedhur në rrugë, koshat janë të tejmbushur dhe dukshëm prej ditësh nuk pastrohen.

Këto pamje rrëzojnë propagandën e kryebashkiakut Elton Arbana, ndërsa ata që përballen me pasojat janë qytetarët e Shijakut që rrezikojnë infkeisone për shkak të mos pastrimit të mbetjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco