SYRI TV/ Fshati Borje më afër Kosovës se Kukësit, banorët: Çdo tregti e punë e bëjmë në Kosovë

14:15, 02/11/2023
A+ Aa A-

Banorët  fshatit Borje në Kukës prej kohësh vuajnë jo vetëm mungesën e ujit të pijshëm, por edhe rrugët e amortizuara. Ata shprehen se çdo marrëdhënie tregtie apo punësimi e kanë me Kosovën dhe jo me Kukësin që është 12 km larg. Shkak sipas tyre është rrugë e keqe që edhe pse u është premtuar në kohë fushatë, më pas lihet në harresë

Nga SYRI TV

Janë në varësi të qarkut të Kukësit, por çdo tregti apo edhe çdo ndihmë tjetër e marrin nga Kosova. Banoret e fshatit Borje  shprehen se deputetet u premtojnë shumë gjatë fushatës por më pas harrojnë dhe nuk kthehen. Ndërsa ata tashme e kanë më lehtë të shkojnë nga Dragash të Kosovë se sa në Kukës, që e kanë 12 km larg, pasi rruga sipas tyre është e amortizuar

Problem tjetër është edhe uji i pijshëm edhe pse fshati është i pasur me burime ujore. Sipas banorëve  shkak për këtë situatë janë tubacionet e amortizura.

Më shumë se gjysma e banorëve në bjeshkët e Sharrit mbledhin bimë medicinale, të cilat i tregtojnë në Dragash ndërsa të tjerë punojnë në ndërtim thotë kryetari i komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini, i cili i bën apel qeverisë shqiptare që të investojnë më shumë në këtë fshat por edhe në fshatrat e tjerë të zonës së Gorës.

Borja, një fshat malor i zonës së Gorës, i përket njësisë administrative të Shishtavecit në Kukës dhe ka mbi 820 banorë që merren me kultivimin e patateve dhe fasuleve. Për të mbërritur lehtësisht nga Kukësi në Borje të duhet të kalosh dy herë kufirin përmes Pikës së Kalimit Kufitar Shishtavec- Krushevë dhe Borje-Glloboçicë.

Gazetar: B. Lekica

Operator: B. Dokle

Montazhier: L. Kotri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco