SYRI TV/ Mungesa e punëtorëve, fermerët në Suk të Fierit braktisin serat

13:26, 02/11/2023
A+ Aa A-

Fermerët në fshatin Suk në Fier janë drejt braktisjes së serave. Shkak për këtë është bërë mungesa e fuqisë punëtore, por edhe çmimet e ulëta të perimeve. Sipas fermerëve ata nuk kanë marrë subvencione, teksa theksojnë se me çmimin që aktualisht shesin domatet dhe trangullin nuk mbulojnë as shpenzimet e tyre 

Nga SYRI TV

Mungesa e fuqisë punëtore, por edhe çmimi i ulët në treg i domateve dhe trangullit i ka dekurajuar fermerët e fshatit Suk në Fier, të cilët janë detyruar të braktisin serat. Ata shprehen se kanë mungesë tregu për perimet që ata kultivojnë, teksa theksojnë se mos marrja e subvencioneve i nxjerr ata me humbje, madje nuk mbulojnë as shpenzimet e tyre.

Edhe pse punëtorët paguhen me 2500 deri 3000 lekë për 8 orë pune, fuqia punëtore mungon, afro 80% e të rinjve të fshatit kanë shkuar në emigracion sikundër edhe fermerët gjithashtu sepse çdo gjë del me humbje.

Ndërkohë në ditët e fundit në pikat e grumbullimit ka rënë ndjeshëm çmimi  i shitjes së domateve dhe trangullit me 50%. Domatja shitej me 80 deri 100 lekë kg ndërsa sot 40 deri 50 lekë kg, trangulli nga 80 lekë kg ne 30 lekë kg për shitjen me shumicë.

Gazetar: Xh.Beharaj

Operator: A. Mara

Montazhi:L. Kotri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco