Rasti i dhunës ndaj kafshëve, animalistja Çobani: Ligji i emëruar mjaft bukur, por nuk implementohet

Rasti i dhunës ndaj kafshëve, animalistja Çobani: Ligji i emëruar mjaft bukur, por nuk implementohet

10:08, 02/11/2023
A+ Aa A-

Animalistja Çobani e ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’, teksa foli gjerësisht për rastin e gruas e cila disa ditë më parë brenda një ashensori dhunoi barbarisht disa kafshë, ndau me publikun një mesazh mjat domethënës.

Çobani u shpreh se në video ajo shikon një krizë nervore  të saj, brenda një veprimi i cili është i pa justifikueshëm dhe i pa tolerueshëm në të njëjtën kohe. Por sipas animalists, në hapësirën e komenteve në rrjete sociale nuk duhet të ‘kaplojë’ gjuha e urrejtjes, sepse urrjetja ushqen më shumë urrejtje.

Ajo ju bën thirrje të gjithë instancave si dhe njerëzve që të kontribojnë në zhdukjen e këtij fenomeni, duke ushqyer më shumë dashuri mes vetes.

Jonida Çobani: 'E para ka boshllëk në legjislacion. Ligji vërtet që është i emëruar bukur, por fakti është që është shumë i cunguar dhe nuk mundesh dot të implimentohet.

 Çdo polic dhe instant e ligjit lokal nuk arrin ta implimentojë këtë ligj në Kushtetutë dhe t’i shkojë në fund të gjitha rasteve që janë të pafundme në vend.

Ajo që bëri Gera dje nuk lejohet, ajo është kafshëdashëse dhe ka marrë pjesë në protesta kafshësh dhe personalishit unë e di që ajo ka strehuar shumë nëna që kanë qenë në prag të lindjes së fëmijëve të tyre dhe është kujdesuar për to.

 Mesa shoh unë ajo është një krizë nervore dhe ana tjetër më vjen keq se nga kjo krizë nervove e dikujt të shikosh komentet te kjo video vërtetë është video makabër.

 Tjetra gjë që më bën përshtypje është psikopatia e atyre që kanë komentuar në këtë video duke menduar se një krim mund të justifikohet me një krim tjetër. Helmuese është gjuha po aq sa edhe veprimi!

Pa u theluar se kush janë arsyet, një psikolog apo dikush që ka ‘backround’ në këtë rast e di që ky ishte rast i një krize nervore, por nuk duhet ulur intensiviteti i negativitetit që sjell kjo video.

Nuk është urrejtja gjuha që ne duhet të vazhdojmë, pasi urrejtja ushqen më shumë urrejtje'.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco