SYRI TV/ Vlorë, bashkia harron lagjen me datën historike, banorët: Pushtetarët vijnë vetëm për vota

13:39, 31/10/2023
A+ Aa A-

Si shumë zona periferike, edhe lagja “28 Nëntori” në Vlorë, nuk njeh investime nga pushteti lokal. Banorët ankohen për kushtet e vështira të jetesës, kryesisht të shkaktuara nga amortizimi i infrastrukturës dhe mungesa e shërbimeve.

Nga SYRI TV

Rrugë të pashtruara, kanalizime jo funksionale, mungesë trotuaresh, ndriçimi dhe hapësira publike, janë disa nga investimet që kërkojnë banorët e kësaj zone.

Sipas banorëve, pushteti lokal e njeh këtë zonë veç për zgjedhje, dhe më pas, harrojnë të mbajnë premtimet e dhëna.

Shqetësimi kryesor për banorët, është infrastruktura rrugore, e cila degradohet çdo ditë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco