Kaosi urbanistik, denoncimi i qytetarit në 'Kafe shqeto': Po më shkatërrohet shtëpia! Flasin ekspertët

Kaosi urbanistik, denoncimi i qytetarit në 'Kafe shqeto': Po më shkatërrohet shtëpia! Flasin ekspertët

09:59, 19/09/2023
A+ Aa A-

Kaosi urbanistik ka qenë një nga temat që është trajtuar ditën e sotme në emisionin e mëngjesit në SYRI.TV  ‘Kafe shqeto’.

Pranë stadiumit Sterman Stermasi kohë më parë është ndërtuar një pallat i ri.

Ndërtesa është nga më joshëse në zonën por ngjitur me fasadën e pallatit po ndërtohet një pallat tjetër kundër çdo rregullit teknik, që përveç që ndikon në siguri do të bllokojë dhe dritaret e pallatit ekzistues nga ana lindore e tij.

Në adresë të këtij programi ka ardhur një denoncim nga një qytetar i Tiranës të cilit po i shkatërrohet shtëpia nga ky pallat që po ndërtohet aty pranë.

Banori ka kërkuar të jetë anonim për shkak të frikës se mund të përballet me presione nga situata të paparashikuara.

Denoncimi i qytetarit: Unë bleva apartamentin me hipotekë të regjistruar. Si qytetar kuptoj që kur kadastra e regjistron objektin domethënë është bërë kualidimi, domethënë është dhënë leja e shfrytëzimit dhe vetëm mbas kësaj leje e regjistron kadastra. Kjo më tregon mua si qytetar që në ndërtimin e kësaj është zbatuar projekti. Por për pallatin që po ndërtohet janë shkelur të gjitha rregullat pasi kur merret leja e ndërtimit duhet mbajtur një distancë e caktuar.

Janë shkelur rregullat teknike sepse sipas vendimit të Këshillit të Ministrave thuhet që nga vija e kufirit të pronës ku ka dritare në faqen e ndërtesës ekzistuese duhet të largohet sa është numri i kateve të ndërtimit që do të bëhen plus një metër. Kjo jo vetëm që nuk po zbatohet po nuk po mban as distancë fare, po e zë komplet dritën.

Për situatën është njoftuar dhe bashkia e Tiranës në momentin që është dhënë leja e ndërtimit por tashmë po bëhet fakt.

Për të folur për këtë çështje ishte e ftuar inxhinierja Dëshira Mëna, kryetare e Uninonit të Inxhinierëve dhe arkitekti Gjergji Caca.

  • Mëna: Po flas teknikisht si në rolin e inxhinierit dhe si bashkëpunëtore e një stafi inxhinierik që merret me projektimin, pra nuk jam e painformuar se çfarë ndodh dhe si krijohet e gjithë infrastruktura dhe se si bëhet një projekt. Në momentin që përcaktohet zona ku do të ndërtohet natyrisht puna e parë që bëhet është studimi gjeologjik. Pra nuk mund të ketë një objekt të ndërtuar nga asnjë lloj studio serioze sepse ka dhe studio jo serioze që i bëjnë pa diskutim, siç ka dhe raste të ndërtimit pa leje, ndërtimet informale, nga më të çuditshmet, po flas për procedurat normale dhe dhe në rastin konkret për objektin për të cilin po flasim, flas nga eksperienca që kam pasur me këtë studio "Atelier'' në këtë kompani. Pra puna e parë që bëhet është studimi gjeologjik, që do të thotë që zona është studiuar nga pikëpamja e qëndrueshmërisë, pastaj është dhe studimi urbanistik i zonës, për të ruajtur kondicionet që është kusht teknik edhe ai për t’u respektuar dhe në momentin që përfshihen është topografia që merren të dhënat e zonës përcaktohen kuotat dhe pastaj hynë në punë pjesa e arkitektit që bën gjithë këtë përshtatje arkitektonikeMos harrojmë që është dhe një konstruktorë i cili është pjesë shumë i rëndësishëm i  këtij stafi i cili bën të gjithë të gjithë llogaritjet për qëndrueshmërinë dhe për kostot. Në momentet që përcaktohen funksionalietet e objektit përcaktohet dhe funksioni bazuar mbi gjeologjinë, mbi topografinë e kështu me radhë, janë dhe rastet të cilët përfshihen për të bërë projektet e instalimeve inxhinerike, deri tek zjarrfikësja, deri tek çdo detaj i funksionimit të objektit në mënyrë që ai të sigurojë jetë të sigurtë të banorëve dhe rehatinë që natyrisht është pjesë e rëndësishme.

Kafe shqeto: Edhe shkallë emergjence që nuk shihen në Tiranë? 

Mëna: Shkalla e emergjencës për ta shpjeguar për publikun është një element shumë i rëndësishëm nga vetë fjala shkallë emergjence që do të thotë që t'i në rast emergjence të kesh mundësinë të largohesh sa më shpejt brenda një kohe të shkurtër. Shkalla e emrgjencës nuk është gjithmonë ajo shkalla që shohim nga jashtë që duhet të jetë ajo shkalla metalike, pra ka shkallë emergjence të brendshme e cila shërben për evakuimin plotëson kriteret, distancat, plotëson gjithë kushtet teknike dhe mund të plotësojë kriterin për tu quajtur një shkallë emergjence. Unë jam plotësisht dakort që ju e ngrini problemin sepse po t'i shohësh rast pas rastit ka kaq shumë abuzime dhe ndonjëherë nuk arrijmë ta kuptojmë se kur rasti është i duhuri dhe kur rasti është i gabuar.

Kafe Shqeto: Ju folët për një sërë kriteresh që sipërmarrësi duhet të investojë. Në rastin konkret nëse i referohemi këtij pallati që pritet të ndërtohet buzë tjetrit ka plotësuar ndonjë nga këto kriteret që ju përmendet?

Mëna: Patjetër që po përderisa ai ka marrë lejen e ndërtimit përderisa ka një dosje të dorëzuar në organet kompetente, përderisa ai ka një certifikim nga studio përkatëse nga ata që kanë dhënë lejen. Për rastin konkret nuk di detaje por jam plotësisht e bindur që i plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret jo vetëm në dosje por edhe teknikisht dhe realisht i plotëson.

Kafe shqeto: A është aftësia e arkitektit që e bën një pallat ngjitur me tjetrin komod dhe të sigurtë. A ndoshta ka  element shtesë që çalojnë?

Arkitekti Caca: Arkitekti vetë si profesion nuk dua ti bëjë reklam por për ta lidhur me pjesën tuaj dhe me kronikën që unë ndoqa është një kompleksitet profesioni se duhet t'i lidhi gjithë komponentët dhe ti kthejë ato të dobishme, funksionale dhe estetike për klientin. Rasti në fjalë, unë pallatin ka rastisur që e kam ndjekur po themi gjatë ndërtimit jo si i brendshëm por si sëmundje profesionale le të themi që ti çfarë do që shikon të duket atraktive dhe për informacion. Mesa di unë pallati aty e ka pjesë kallkani.

Kafe shqeto: Është e sigurtë që ka kallkan ashtu siç ju thoni. Jeni i sigurtë për këtë?

Arkitekti Caca: Nuk thashë i sigurtë pa parë dokumentat nuk mund të them me siguri. Por nga forma e objekit dhe shkuarja e objektit në kufi të pronës është logjikshme, pastaj nëse ka shkelje apo nuk ka shkelje nuk mund ta them sepse nuk kam një dokument që ta vërtetojë. Gjithsesi ideja që gjithë faqja andej sepse zotëria shkruante unë kam dritare, ndërkohë që aty është një zgarë ku janë futur kondicionerët, ku janë futur pajisjet teknike për të mos qenë në dukje, nuk është zgjedhje e arkitektit për dritaret siç zotëria kishte shkruar por është zgjidhja për të maskuar pjesën teknike. Mesa di arkitekti i fasadës së këtij pallati që po ndërtohet ka qenë një italian dhe ka bërë një zgjidhje për pjesën estetike dhe funksionale për të fshehur pjesën teknologjke të objektit. Gjithsesi zotëria duhet të marë informacion ku e ka blerë objektin dhe duhet të konsultohet me një specialist ndërkohë dhe me një avokat sepse duhet ta hedhin në gjyq nëqoftëse i shkelen të drejtat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco