SYRI TV/ Shtohet kriza për punëtorë në sezonin turistik, 40% e të punësuarve janë të rinj e të mitur

16:00, 21/06/2023
A+ Aa A-

Pasojat e emigrimit masiv në vendin tonë janë kthyer në problem për sektorin e turizmit. Gjatë sezonit turistik bizneset kanë nevojë për më shumë të punësuar, ndaj kanë plotësuar vakancat duke marrë në punë kryesisht të rinj, por edhe të mitur. Sipas ekspertëve, për shkak të largimit masiv të forcës punëtore, Shqipëria po vuan pasojat e mospërputhjes mes kërkesës dhe ofertës për punë.

SYRI TV

Sektori i turizmit në vendin tonë po vuan pasojat e emigrimit masiv të popullsisë. Tendenca e madhe për të emigruar, ka bërë që gjatë sezonit turistik pjesa dërrmuese e të punësuarve të jenë grupmoshat 15-22 vjeç. Në bare e restorante, hotele e agjenci turistike, ata përbëjnë rreth 40 % të të punësuarve në këtë sezon turistik. Sipas ekspertit të punësimit, Erion Muça, Shqipëria po vuan pasojat e mospërputhjes mes kërkesës dhe ofertës për punë. Nevoja për të pasur më shumë të punësuar ndërkohë që po emigrohet masivisht, ka bërë që punësimi i të rinjve e të miturve të jetë opsion alternativ për të mbuluar vakancat gjatë sezonit turistik. 

Sipas ekspertëve të punësimit, ka disa arsye që kanë çuar drejt këtij fenomeni.

Fenomeni i emigracionit në vendin tonë po merr përmasa alarmante. Rritja e dëshirës për të ikur nga Shqipëria ka nxjerrë në pah dobësitë strukturore të ekonomisë dhe politikave të ndjekura në vend, të cilat po përkeqësohen.

Gaz: F. Çela, Op: A. Muka, Mont: O. Demo

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco