Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

VIDEO-SYRI TV/ Visoka, 'Arabia' e Mallakastrës. Banorët hapin puse uji, por u del naftë

16:05, 29/05/2023
A+ Aa A-

Nëntoka ku jetojnë është e bekuar nga Zoti, pasi është zonë naftëmbajtëse, por banorët e fshatit Visokë nuk kanë ujë të pijshëm. Nga shteti nuk është bërë investim për ujësjellësin, ndërsa investimet private kanë dështuar. Puset e hapura kanë nxjerrë ujë me përmbajtje të lartë nafte, duke e bërë atë të papërdorshëm.

Nga SYRI TV

Të bekuar nga Zoti, pasi nëntoka e fshatit Visokë është zonë naftëmbajtëse, por të harruar nga qeveria dhe pushteti, pasi siç vet banorët tregojnë, prej dekadash, ata nuk kanë ujë.

Në fshatin Visokë jetojnë rreth 750 banorë, për të cilët pushteti nuk ka investuar në ndërtimin e ujësjellësit. Për këtë arsye, zgjidhjet kanë qenë private duke hapur puse. Por edhe këta të fundit duket se kanë qenë investim i dështuar, për shkak se uji del i përzier me përbërje të lartë solari apo nafte bruto.

Zyrtarë të bashkisë Mallakastër, jashtë kamerave, shprehen se për ujësjellësin e fshatit Visokë ka një projekt, por ai ndodhet në sirtarët e qeverisë dhe pret miratim në ministri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco