SYRI TV/ Skandal te Magjistratura, manipulohet lista fituese

21:13, 23/04/2024
A+ Aa A-

Shkolla e Magjistraturës,  e drejturar nga ish prokurori I Përgjithshëm, Arben Rakipi  është përfshirë nga një skandal, ku  ka akuza të forta për manipulimin   e listës  fituesëve  për magjistratët e rinj. 

Një ditë më parë në këtë institucion është bërë publik lista me emrat e magjistratëve të rinj, ndërsa këtë të martë kjo listë emërore është ndryshuar duke shtuar pikë dhe emra të tjerë.

Denoncimi është bërë nga vetë studentët që kanë konkuruar, të cilët përmes një peticioni ngrenë shqetësimin për atë që po ndodh në Shkollë e Magjistraturës,  e cila përgatit gjyqtarët dhe prokurorët e rinj.

Në peticionin e tyre, studentët bëjnë me dije se drejtori I kësaj shkollë Arben Rakipi pranon faktin se ka patur problem me pajisjen që  korrigjon  provimet për magjistratët e rinj.

Më tej ata theksojnë se tezat janë korrigjuar sërish pa prezencën e pjesmarësve, dhe lista përfundimtare ka rezultuar me 4 pikë më shumë për ccdo kandidat fitues, duke e ccuar listën fituese nga 79 në 121.

Sipas studentëve ky fakt cënon rëndë parimin e transparencës, e cila parashikohet në rregulloren e Brendshme të Shkollës, ndaj ata kërkojnë  anullimin e provimit të pranimit.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco