Njihuni me parashikimin e motit për këtë të martë

Njihuni me parashikimin e motit për këtë të martë

08:06, 23/04/2024
A+ Aa A-

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të lagështa jugperëndimore.

Moti parashikohet i vranët në pjesën më të madhe të ditës në të gjithë territorin dhe me reshje shiu të cilat do të jenë prezentë qe në orët e para të 24-orëshit fillimisht në jug të vendit.

Reshjet do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e rrebesheve afatshkurtra dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Reshje dëbore me intensitet të ulët në majat e maleve në verilindje të vendit.

Era do të fryjë  me drejtim verilindje – juglindje  me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era deri në orët e mesditës fiton shpejtësi deri 14m/sek, ndërsa më pas ul intensitetin deri 9m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon dotë jetë i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco