Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Mucollari: Droga te të rinjtë problem shqetësues, duhen të aplikohen ligje më të forta

Mucollari: Droga te të rinjtë problem shqetësues, duhen të aplikohen ligje më të forta

09:06, 23/03/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri Tv, ishte Genc Mucollari, drejtor i Aksion Plus që është qendra e trajtimit të personave me varësi narkotike.

Mucollari është shprehur se duhet të punohet shumë me të rinjtë që janë në shkollat e mesme pasi janë grupi më i prekur në trafikun dhe përdorimin e lëndëve narkotike.

"Ne kemi pasur shumë raste dhe nga klientët tanë të cilët kanë shpërndarë drogë në shkollat e mesme sepse për të blerë drogë ata duhet të shesin dhe drogën.

Kjo është një moshë shumë dleikte që i bën të bien pre e drogës, por edhe kur mungon një disiplinë jo shumë të fortë në shkolla, një kontroll nga ana e policisë dhe lihet shteg për të shitur ose blerë drogë.

Prandaj në qoftëse droga qarkullon midis nesh normalisht që do të ketë dhe shume përdorues. Prandaj në një strategji në luftën kundër drogës përbëhet nga dy komponentë, ajo që ëdhe ajo që prodhon drogën, në vitet e fundit ka pasur dhe një rritje e madhe e përdoruesve, ku në qendrën tonë kryesisht kemi përdoruesit e heroinës.

Kohët e fundit nuk ka qenë e lehtë të futemi në shkolla dhe do të vija theksin që duhet të bënim shumë punë me të rinjtë, sepse nuk është ajo pjesa e mirë që marrin drogë me shokët në një parti por nuk njihen me situatën e vështirë që vjen pas saj." - U shpreh Mucollari

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco